Ushtarë ukrainas do të trajnohen në bazën e NATO-s në Kuçovë? Balluku: Plotësohen të gjitha kapacitete e operimit

Shqipëria

Ushtarë ukrainas do të trajnohen në bazën e NATO-s në Kuçovë? Balluku: Plotësohen të gjitha kapacitete e operimit

Më: 6 mars 2024 Në ora: 14:16
Belinda Balluku

Zevendës/kryeministrja, Belinda Balluku, nuk e përjashton mundësinë e trajnimit të ushtarëve ukrainas në bazën taktike ajrore të NATO-s, që u hap pak ditë më parë në Kuçovë.

Në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë, Balluku u shpreh se nëse shihet e arsyeshme nga Aleanca e Atlantikut të Veriut, mund të bëhet ky trajnim, ndërsa shtoi se baza e Kuçovës i ka të gjitha kapacitetet e operimit.

“Është aset që i përket NATO. Në koordinim me NATO, nëse do të shikohet e arsyeshme, do të jemi të gatshëm të bëjmë dhe trajnimin e ushtarëve ukrainas. I përmbush të gjitha kushtet, i ka të gjitha kapacitete e operimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat