GJKKO dënoi Belerin me 2 vite burg/ Kume: Ja kur do të mund të mbahen zgjedhje në Himarë

Shqipëria

GJKKO dënoi Belerin me 2 vite burg/ Kume: Ja kur do të mund të mbahen zgjedhje në Himarë

Më: 6 mars 2024 Në ora: 14:57
Kristaq Kume

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume komentoi në studion e Tirana Live në ABC News atë se c’ka pritet të ndodhë në Bashkinë e Himarës, pasi GJKKO vendosi të dënojë me 2 vite burg Fredi Belerin.

“Ky vendim i marrë nga gjykata nuk ka asnjë efekt për bashkinë e Himarës, sepse efektet fillojnë kur vendimi është i formës së prerë. Vendimi dje është I ankimueshëm, do kalojë në Apel dhe nëse do shpallet fajtor atëherë nisin procedurat, mbi të nis dhe vepron ligji për pastërtinë e figurës edhe ai ka një kohë të caktuar dhe pasi I hiqet mandati që ka dhe e drejta për të kandiduar në bashkinë e Himarës do të shpallen zgjedhjet e reja për kryetarin e bashkisë nga Presidenti i  Republikës”tha Kume ndërsa theksoi se lidhur me kohën që do të marrë ky process është e vështirë të përgjigjesh

“Është e vështirë të përgjigjesh, dihet sa I ngarkuar është sistemi gjyqësor te ne me cështje dhe si sillet ndaj proceseve me ngarkesa të mëdha politike. Mund të vijë puna të mos bëhen zgjedhje në bashkinë e Himarës.” -tha Kume.

“Kërkohet që të jetë mungesë e paarsyeshme. Pra, nëse ai nuk e arsyeton mungesën, kurse këtu nuk thuhet gjë, mjafton që nuk vjen. Maxhoranca mund t’i trembet zgjedhjeve të reja në Himarë, për pasojë e zvarrit procesin. Mund të vijë situata që vendimi të vijë 6 muaj para përfundimit të mandatit dhe nuk bëhen më zgjedhje sipas ligjit”- shtoi Kume.

Për Kumen Fredi Beleri nuk është i dënuar akoma. Në ABC News ai tha se Beleri prezumohet i pafajshëm derisa të shprehen të gjitha nivelet e gjyqësorit.

“Ligji për qeverisjen vendore, vepron vetëm në rastet kur i zgjedhur ushtron mandatin, Pra, kur bën betimin. Nëse Belerit do i lejohej të bënte betimin, pas kësaj marrin vlerë edhe ato përcaktime të ligjit që trajton cështjen e ndërprerjes së parakohshme të mandatit. Fqini ka kërkuar, lejoni të betohet. Duke u betuar dhe duke mos patur mundësi të shkojë në zyrë, menjëherë do kërkohej t’i hiqej mandati. Fredi Beleri nuk është i dënuar akoma, prezumohet i pafajshëm derisa të shprehen të gjitha nivelet. Dhe nëse do jetë kështu i gjithë procesi sic është zhvilluar kjo t’i themi qytetarëve c’bëtë more. Jo, unë votova personin dhe subjektin politik që e ka kandidaur. Është kompleks vendimmarrja e qytetarit edhe në rastin e zgjedhjes së kreut të bashkisë që janë votime maxhoritare nuk votohet vetem për personin por edhe kush e ka kandiduar. Ndaj nuk jam unë përgjegjës pse I dhash votën një kandidati që ka konsumuar vepra të tilla . Mos e kërkoni fajin te qytetari” -tha Kume.

Por a mund të vendoset dikush, në rolin e menaxherit në bashkinë e Himarës?

“Kjo është një ndër rekomandimet e vendimit të gjykatës, por unë them c’duan këta që merren me këtë punë. Këshilla ime ishte në asnjë mënyrë qeveria nuk duhet ta dëgjojë këtë gjë sepse nuk e zgjidh problemin por do agravojë akoma edhe më shumë marrëdhëniet me fqinjët grekë. E gjitha kjo nuk është e mbështetur në asnjë gërmë të ligjit. Ligj e ka të përcaktuar qartë mandati i kryetarit të bashkisë përfundon kur bën betimin tjetri, që do të thotë z.Goro e ushtron këtë mandat deri sa të betohet Beleri ose nëse do bëhen rizgjedhje kur të bëjë betimin ai që do të zgjidhet. Mund të largohet Goro, por jo si rezultat I kërkesës në kuptim ligjor. Mund të largohet me dëshirën e tij të japë dorëheqjen por kjo nuk i hap rrugë Belerit në asnjë mënyrë. Nuk e zgjidh problemin, bashkia do të vetëqeveriset nga një nga nënkryetarët, ligji kështu e ka të shkruajtur.” përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat