Rasti Beleri, Çela: Nuk është ndjekur i njëjti standart për krimet zgjedhore

Shqipëria

Rasti Beleri, Çela: Nuk është ndjekur i njëjti standart për krimet zgjedhore

Më: 6 mars 2024 Në ora: 21:20
Erlis Çela

Politilogu dhe pedagogu i gazetarisë, Erlis Çela i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se për krimet zgjedhore nuk është ndjekur i njëjti standart për rastin Beleri.

Çela: Ajo që më ka shqetësuar mua është një sjellje me dy standarte.

Mazhoranca, policia apo prokuroria nuk kanë ndjekur të njëjtin standart sa herë ka pasur akuza për krime zgjedhore.

Ky është shqetësimi kryesor.

Pasi vë në pikëpyetje të gjithë integritetin e sistemit.

Në këtë rast kemi të bëjmë me një personazh që është në mes të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ata (Greqia) e konsiderojnë të gjithë procesin ndaj Belerit si një process të montuar politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat