Princ Leka ishte me shumë kulturë i shkolluar mirë dhe mjaft i ndrojtur

Shqipëria

Princ Leka ishte me shumë kulturë i shkolluar mirë dhe mjaft i ndrojtur

Nga: Aida Shtino Më: 7 mars 2024 Në ora: 06:04
Princ Leka

....ndoshta sërish edhe në këtë rast , është masha e komunistëve , që perzien hurin e zjarrit!

Po shikoja videon e Princ Lekës dhe me thënë të drejtën ndjeva një trishtim të paparë për të dhe vajzën e tij

E kam takuar të jatin e tij Lekën kur ishte gjallë dhe më ka lënë përshtypjet më të mira. Në atë kohë Princi ishte mjaft i ri dhe sapo kishte ardhur në Shqipëri , për të qëndruar përgjithmonë. 

E kam takuar disa herë dhe ajo që më ka bërë përshtypje ishte fakti , se ishte me shumë kulturë i shkolluar mirë dhe mjaft i ndrojtur. 

Mbasi i jati i tij ndërroi jetë, ai ngeli i vetëm në një Shqipëri të egër me njerëz të mirë , por edhe me njerëz të ligj , matrapaz dhe mosmirnjohës e sidomos e mbushur me komunistë, që akoma mbanin në zemër hakmarrjen për gjyshin e Princit…

Në atë kohë me vete mendova për të , se si do të mundet të mbijetojë në këtë vend, ku ai për disa mundet të shihej edhe si kërcënim…

Vitet kaluan dhe e kam ndjekur në distancë ecurinë e tij dhe deri diku jam gëzuar për disa arritje që ka pasur dhe kam menduar se ja ka dalë të mbijetojë…por jo ! 

Fara komuniste nuk mundet ta lejonte një gjë të tillë kurrsesi, pasi ata nuk lënë detaj që t’iu shpëtojë e jo më të lejojnë një Princ të mbijetojë…

Sot pamjet që pashë më trishtuan dhe kujtova momentin e parë kur e kam takuar Princin…

Nuk e di se çfarë ka ndodhur me të dhe ish - bashkëshorten e tij, që ai me sa di e ka dashur shumë në fillim dhe i ka dhuruar gjithçka, ashtu siç do ti kishte hije një burri në kalibrin e tij, e ka dashur shumë familjen e tij, vajzën e tij, por nuk e kuptoj se çfarë ka ndodhur vërtet…ndoshta sërish edhe në këtë rast , është masha e komunistëve hakmarrës që kanë përzier prushin…

Keqardhje për të dhe vajzën e tij, si edhe për familjen që u përpoq aq shumë të ndërtonte i vetëm e pa asnjë mbrojtje…

Uroj ta kaloj këtë situatë dhe gjërat në jetën e tij të normalizohen dhe i sugjeroj të mbajë pranë vetes këshilltarë besnikë, që ta orjentojnë mirë në këtë situatë kaq shumë delikate për të dhe vjazën e tij , Princeshën Xheraldinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat