“Më thonë ke të drejtë, por votën në fund nuk ma japin mua”/ Duma paralajmëron Currin: Po vazhdove kështu s’të marr më

Shqipëria

“Më thonë ke të drejtë, por votën në fund nuk ma japin mua”/ Duma paralajmëron Currin: Po vazhdove kështu s’të marr më

Më: 7 mars 2024 Në ora: 06:33
Arjan Curri, Grida Duma

Moderatorja Grida Duma dhe analisti Arjan Curri diskutuan me tone të ashpra në “Top Story” për deklaratën e këtij të fundit, në lidhje me ndikimin që kanë në publik.

Curri u shpreh se pavarësisht se i jepet të drejtë, në fund fare nuk është ai që zgjidhet nga publiku, gjë që u kundërshtua nga Duma. Ajo tha se kanë shumë rëndësi deklaratat e tyre për publikun, pasi influenca vend të rëndësishëm.

Kjo gjë u kundërshtua vazhdimisht nga analisti, pavarësisht argumentave të moderatores, e cila më pas me shaka i tha që nuk do ta marrë më në program nëse vijon kështu.

Duma: Ti nuk je një zë në media? I cili krijon një influencë, një rrymë, një mendim.

Curri: Po më thonë të gjithë që ke të drejtë, por votën nuk do ma japin mua, do ia japin atij të fuqishmit.

Duma: Për të influencuar në mendim?

Curri: Jo nuk i influencoj. Në i influencojmë në pikën që a po kështu është na e tha mirë Curri e Grida. Por nga ana tjetër kur shkon momenti i votës shkojnë tek instinkti i tyre, nuk i nxjerrim dot njerëzit nga instinkti i tyre.

Duma: Nëse do të ishte kështu siç thua ti, se meqë do të ngacmosh në këtë nivel, atëhere do të ishte shumë tablo fantastike se të gjitha mediat do të kishin liri absolute mediatike. Sikur mediat të mos kishin fare influencë mbi votën, atëhere i bie që mediat nuk do të kishin këtë trysni nga pushtetet.

Curri: Jo të kenë ndikim mbi intilektualët por mbi masat dhe media e di si të ketë ndikim mbi masat.

Duma: Liria e medias në Shqipëri ka 31-32 vite që raportohet si problem. Që gazetarët dhe sindikatat e tyre nuk arrijnë të shkojnë në nivelin e deçencës dhe respektit sepse pushteti nuk e lë median e lirë. Sepse ka shumë rëndësi mënyra se si flasim.

Curri: Jo nuk ka rëndësi fare.

Duma: Në rregull, vazhdo bëj nihilistin, por nuk do të të marr më pastaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat