Avokati i Princit: Video e sherrit me Elian ishte spontante, ja kush jeton në ‘Pallat’

Shqipëria

Avokati i Princit: Video e sherrit me Elian ishte spontante, ja kush jeton në ‘Pallat’

Më: 7 mars 2024 Në ora: 08:39
Princ Leka dhe Elia Zaharia

Avokati i Princ Lekës, Aranit Roshi, është shprehur se video e sherrit me Elia Zaharian ishte spontane dhe e paplanifikuar.

Komentet Roshi i bëri në një lidhje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se Princ Leka nuk jeton në pallatin mbretëror, por sipas tij, atje jeton vetëm Elia Zaharia me vajzën dhe anëtarët e tjerë të pallatit.

Ai tha gjithashtu se Princi vetëm është munduar që përmes videove të dokumentojë dhunën e ushtruar ndaj tij.

“Çdo person ndaj të cilit ushtrohet dhunë fizike, gjëja e parë që bën është ta dokumentojë atë. Ka pasur edhe dëshmitarë të tjerë, por implikimi i personave të tjerë në këtë histori, mbëse është menduar se do të kishte qenë jo shumë korrekt.

Dëshmia është një mënyrë e të provuarit, ndërsa video është një provë më e fortë. Deklarimi që jep një person nuk mund të jetë aq i qartë sa pamjet vizive. Nuk ka pasur një konsultim, sepse çdo gjë ka qenë shumë spontane, veprimi dhe reagimi shumë spontan dhe nuk ka pasur asnjë moment tjetër dhune e përplasjeje.

Nuk pa pasur arsye të konsultohej dhe të merrte opinione. Në pallatin mbretëror nuk jeton Princi, por Elja me vajzën dhe anëtarët e tjerë të pallatit mbretëror”, tha Roshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat