Psikologia del me deklaratën: Ja pse princ Leka regjistroi videon e sherrit me Elian

Shqipëria

Psikologia del me deklaratën: Ja pse princ Leka regjistroi videon e sherrit me Elian

Më: 8 mars 2024 Në ora: 11:21
Elia Zaharia dhe Princi Leka

Psikologia Redina Stulstarova thotë se Elia Zaharia ka qenë në një ngarkesë shumë të lartë emocionale, në momentin kur Princ Leka bëri videon ku shihej që kishte një konflikt midis tyre.

Në një intervistë televizive, Stulstarova u shpreh se në raste të tilla, ku Princ Leka regjistroi videon, kjo bëhet për t’i treguar njerëzve se ai është viktima.

Sipas Stulstarovës, vendimmarja e gjykatës, për t’i pajisur ata me urdhër mbrojtje, isha e nevojshme në këtë moment.

“Nuk besoj që ke  nevojë për të qenë psikolog për të kuptuar që zonja Zaharia ishte në një ngarkesë shumë të lartë emocionale, gjë që bie ndesh me qetësinë dhe me faktin që bashkëshorti i saj, ishte kujdesur që të ndezte apo për të mbajtur kamerën për ta regjistruar si moment. E them me keqardhje, kohët e fundit është bërë si modë kjo e të regjistruarit. Një video seflie e tillë bëhet si një nevojë e individit për t’i treguar botës dhe për të marrë ai rolin e viktimës. Nuk duhet të krijojmë skema apo të gjykojmë. Individë në të tilla situata, kanë nevojë për të ulur imazhin e figurës tjetër, në rastin konkret të zonjës Zaharia, për t’u shfajësuar, nëpermjet këtij video regjistrimi duan të tregojnë se si është nëna e fëmijës së tyre.

Nuk e di se kush e ka nxjerrë në media, nuk mund të shprehemi pa përfunduar hetimet. Është një material që lë një shije shumë të shëmtuar. Nuk duhet të gjykojmë bazuar në këtë video. Mendoj se gjithësecilit nga ne mund të na ndodhë që në situatë tensioni apo debati të ngremë zërin apo të bëjmë sjellje të caktuar, por nuk ka përcakton neve si agresiv.

Unë mendoj se kjo është gjëja më anormale në gjithë këtë gjë. Gjëja që të bën përshtypje është qëndrimi i princit Leka dhe kujdesi që ka treguar për ta inçizuar këtë gjë. Ti që ke qenë bashkëshort dhe je përballë nënës së fëmijës tënd dhe minimalisht mos të mundohesh që ta qetësosh. Si psikologe, kjo mua më bën përshtypje.

Këto janë situata që lënë gjurmë, video të tilla është vështirë që t’i fshish nga rrjetet sociale. Nuk është e këndshme për çdo fëmijë. Vendimmarrje të tilla, siç janë kushtet e një urdhri mbrojtje, është vendimmarje e duhur. Është shumë e rëndësishme që për një periudhë të shkurtër kohe, e çmoj se është e nevojshme në situata të tilla. Vlerësoj se është një masë e nevojshme në fazën aktuale”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat