Qëlloi për vdekje biznesmenin Ardian Nikulajn, ekzekutori Ruben Saraiva bën lëvizjen e papritur në Gjykatën e Lezhës

Shqipëria

Qëlloi për vdekje biznesmenin Ardian Nikulajn, ekzekutori Ruben Saraiva bën lëvizjen e papritur në Gjykatën e Lezhës

Më: 9 mars 2024 Në ora: 10:06
Ekzekutori Ruben Saraiva bën lëvizjen e papritur në Gjykatën e Lezhës

Dy muaj pas ekstradimit të tij nga Maroku në Shqipëri, pasi akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, portugezi Ruben Saraiva, u rikthye në Gjykatën e Lezhës.

I bindur se nuk ka lidhje me krimin, 28-vjeçari përmes një kërkesë të avokatit mbrojtjes kërkon lirinë.

Por pavarësisht prezencës së portugezit në gjykatë, seanca gjyqësore nuk u zhvillua për shkak të mungesës së përkthyeses, duke u shtyrë për ditën e hënë.

Portugezi Ruben Saraiva, u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare.

Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për t’u përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa deri në këtë fazë hetimesh ai ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj.

Po për këtë krim të ndodhur me 19 prill të vitit 2023 në Shëngjin, janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia, i dyshuar si porositës i këtij i kësaj vrasje.

Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim.

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me një fis tjetër, konflikt ky që ndër vite ka prodhuar shumë viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat