​Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Librazhd, 4 të lënduar

Shqipëria

​Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Librazhd, 4 të lënduar

Më: 9 mars 2024 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Rreth orës 17:40, në rrugën Elbasan-Librazhd, automjeti me drejtues shtetasin K. R. (36) është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin O. L. (33).

Si pasojë janë lënduar katër udhëtarët që ishin në këto dy automjete.

Të cilët po marrin asistencë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat