Rama: Po përgatisim një konkurs ndërkombëtar për të rilindur hotel 'Rozafën'

Shqipëria

Rama: Po përgatisim një konkurs ndërkombëtar për të rilindur hotel 'Rozafën'

Më: 9 mars 2024 Në ora: 19:24
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama teksa renditi disa prej projekteve kryesore që pritet të zbatohen në Shkodër, dha lajmin se po përgatitet një konkurs ndërkombëtar për rilindjen totale të hotel ‘Rozafës’.

“Po përgatisim një konkurs ndërkombëtar për të rilindur komplet hotel Rozafën.

Aty do bëjmë një zhvillim që do krijojmë një ikonë të re që do jetë pikë referimi për Shkodrën e të nesërmes.

Vetëm kohë dhe durim, të tjerat do i bëjmë të gjitha siç i kemi thënë. Shkodra will be great again”- e mbylli kryeministri fjalën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat