Rama: S’ka nevojë për negociata! Nuk e kemi refuzuar, por të jetë brenda kornizës të përcaktuar nga…

Shqipëria

Rama: S’ka nevojë për negociata! Nuk e kemi refuzuar, por të jetë brenda kornizës të përcaktuar nga…

Më: 9 mars 2024 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Qeverisë në Shkodër, në një konferencë për media, tha se ngritja e komisioneve hetimore nga opozita është e drejtë e tyre, por të jetë brenda kornizave të përcaktuara nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese. 

Rama theksoi se nuk ka asnjë nevojë për negociata apo bisedime me opozitën.

“Unë nuk arrij ta kuptoj nëse ata të cilët komentojnë, ne e kemi thënë përpara, nuk kemi refuzuar dhe nuk kemi shkelur asnjë të drejtë për ngritjen e komisioneve hetimore. Kemi refuzuar të votojmë inisiativa që shkelin kornizën e mirëpërcaktuar nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese. E kemi thënë që kjo nuk është çështje marrëveshje. Është çështje të drejtash.

Opozita ka të drejtë të ngrenë një komision, por të jetë brenda kornizës të përcaktuar nga kornizat e Gjykatës Kushtetuese. S’ka nevojë për negociata. Diskutimet bëhet në komision. Kanë kaluar disa muaj që përsa i përket komisionit të reformës zgjedhore është një praktikë që ka dalë nga konteksti i kohës që jetojmë. Nëse do ketë të tjerë të lenë propozimet t’i lënë, nëse s’ka vota s’ka vota”, tha kryeministri Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat