PL propozime për familjen, Meta batuta me strukturat e LGI: Nuk luftohet shpopullimi me fjalë, por…

Shqipëria

PL propozime për familjen, Meta batuta me strukturat e LGI: Nuk luftohet shpopullimi me fjalë, por…

Më: 9 mars 2024 Në ora: 23:46
PL propozime për familjen, Meta batuta me strukturat e LGI: Nuk luftohet shpopullimi me fjalë, por…

Gjatë takimit me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim, kreu i PL, Ilir Meta ka bërë batuta me to, ku u tha se shpopullimi luftohet me vepra, duke nënkuptuar lindjen e më shumë fëmijëve.

Meta gjithashtu se do të bëjnë gjithçka për fuqizimin e grave, për mundësitë e arsimimit dhe kualifikimin të tyre, që të integrohen në mënyrë të drejtë dhe të kenë mundësi për vende pune të mirë paguara

“Erisa na dha një shembull. Para 20 vite babai nuk ishte në favor të pjesëmarrjes së saj në politikë, ndërsa nëna ishte. Të duartrokasim nënën e Erisës, se imagjinoni mos ta kishin në Partinë e Lirisë.

Erisa është një politikane aktive e suksesshme, por dhe një nënë e mrekullueshme e dy fëmijëve, siç është edhe Silva, siç është edhe Ada. Ada është nënë e një fëmije, por t’i s’do ta lësh me një se ne nuk e luftojmë shpopullimin me fjalë, por me vepra.

Gratë për hir të karrierës ndonjëherë nuk duhet të mos na ndihmojnë të luftojmë shpopullimin dhe ne t’i ndihmojmë me politika.

Ne do të bëjmë gjithçka për fuqizimin e grave, për mundësitë e arsimimit dhe kualifikimin të tyre, që të integrohen në mënyrë të drejtë dhe të kenë mundësi për vende pune të mire paguara. Do të bëjmë çdo gjë për promovimin e modeleve të duhura”, tha Meta.

Propozimet e Partisë së Lirisë për familjen:

Nënat me 2 dhe më shumë fëmijë të diferencohen në taksimin mbi pagën dhe të ardhurat.

Të jepet paga e plotë, për një vit kalendarik, për lejet e lindjes.

Të mbështeten me kredi, deri në 20,000 euro, me interesa të subvencionuara nga shteti, çiftet e reja.

Të mbështetjen me grante deri në 20.000 euro, sipërmarrësit e rinj, deri në moshën 25 vjeç, që krijojnë biznese sociale dhe start-up-e.

Të trefishohet bonusi i bebes.

Të krijohet “Shporta e bebes”, me ushqimet bazë dhe artikuj të higjienës, për të cilat të bëhet rimbursimi deri në 10% të TVSH sipas faturave të blerjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat