Shahu sjell një histori të Mbretit Zog me Mbretëreshën Geraldinë: Ata kishin mirëkuptim mes vete

Shqipëria

Shahu sjell një histori të Mbretit Zog me Mbretëreshën Geraldinë: Ata kishin mirëkuptim mes vete

Nga: A.SH Më: 10 mars 2024 Në ora: 13:54
Mbretëresha Geraldinë

Pas një ngjarje që ndodhi në Shqipëri, mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias, ka pasur shumë reagime nga të gjithë.

Madje, u publikua edhe një video ku shihet dhuna mes tyre.

Opinionisti Rexhep Shahu ka kthyer në kujtesë një histori mes Mbretit Zog dhe Mbretëreshën Geraldina të asaj kohe.

Ata mirëkuptoheshin mes vete.

Shkrimi i plotë:

Kur po thone se Princ Leka qenka me 4 klase shkolle po mendoj qe nje vajze e seres shume te nalte si ka mundesi te ethet me nje te pashkolle e te mbarset e te beje femije me te apo qe ne krye ka gjuajte pasurine e princit…….

Tek po mendoja keto gjera me ra te lexoj ne fb te Altin Meçja kete histori:

Nga Ilir Ikonomi

Mbreti Zog e Mbretetesha Geraldine

Një foto e rrallë në Tiranë e konteshës hungareze Geraldine Appony, që do të bëhej më vonë Mbretëresha e Shqiptarëve.

Geraldina 22-vjeçare arriti në Shqipëri në fund të vitit 1937 dhe pas një njohjeje të shkurtër me Mbretin Zog, ditën e vitit të ri ai e pyeti:

- A thua se mund të më duash përgjithmonë, pavarësisht çfarë ndodh në jetën tonë?

- Po unë të dua tashmë, - u përgjigj ajo.

Pastaj ata folën për dallimet e tyre fetare.

- Unë do të të dua përgjithmonë, - tha Geraldina, - por ti je mysliman dhe unë katolike. Si do ta rregullojmë këtë punë? Asgjë në botë nuk mund të më detyrojë mua ta ndryshoj fenë. Ashtu siç shohim hënën dhe diellin, ashtu edhe unë kam fenë time dhe nuk mund ta ndryshoj.

Mbreti qeshi:

- Edhe unë e kam menduar këtë dhe nuk bëhet fjalë që ti të ndryshosh fenë. Ne jemi myslimanë europianë dhe unë kam shumë respekt për kishën tuaj. Falë Kishës Katolike dhe manastireve në Shqipëri ne ia arritëm ta mbajmë gjallë gjuhën tonë. Nën Perandorinë Osmane ishte e ndaluar të flisje shqip, vetëm turqishtja lejohej. Por nëpër manastire ishte ndryshe, prandaj ne u kemi atyre një borxh të madh që e mbajtën gjallë gjuhën tonë. A dëshiron ta mësosh shqipen?

- Më jep një mësues qysh nesër, - tha Geraldina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat