Vrasja e Pëllumb Metës në Durrës/ Pas eksperimentit hetimor, Hygerta Meta rikthehet në shtëpinë ku ndodhi krimi! Ja çfarë dyshohet

Shqipëria

Vrasja e Pëllumb Metës në Durrës/ Pas eksperimentit hetimor, Hygerta Meta rikthehet në shtëpinë ku ndodhi krimi! Ja çfarë dyshohet

Më: 11 mars 2024 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Prokuroria ka rikthyer në shtëpinë ku ka ndodhur krimi, Hygerta Metën, pasi ajo pretendon se është ajo autorja e vrasjes të së atit, Pëllumb Meta.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se vajza ka shpjeguar krimin në prani të ekspertëve, ku u përcaktua distanca, trajektorja dhe detaje të tjera.

Dërgimi i vajzës në shtëpinë ku ndodhi krimi makabër, erdhi si pasojë e dy eksperimenteve që prokuroria do të kryente në tentativë për të zbuluar se kush është autori i vërtetë i ngjarjes dhe cili është roli i secilit bashkëpunëtor.

Për krimin makabër janë arrestuar dy djemtë Hyseni dhe Amarildo, si dhe vajza, Hygerta Meta. Fillimisht ishte studentja e cila pranoi se kishte vrarë babain, pasi ai do të fejonte pa dëshirën e saj, më pas hetuesit dolën në konkluzionin se autor i vrasjes është djali Hyseni. Por, në gjykatë, Hygerta këmbënguli se e kreu krimin e vetme, çka i çoi hetimet në pikën zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat