Mos grekët u tërbuan për bazën ushtarake në Kuçovë? Eksperti i sigurisë: Shqipëria, aleate serioze e NATO

Shqipëria

Mos grekët u tërbuan për bazën ushtarake në Kuçovë? Eksperti i sigurisë: Shqipëria, aleate serioze e NATO

Më: 11 mars 2024 Në ora: 23:11
Kuçovë

Eksperti i Sigurisë Bedri Elezi përmes një lidhjeje ‘live’ për emisionin “360 Gradë” në ABC News foli për bazën ushtarake të NATO-s në Kuçovë.

Ai tha se tashmë është faktike se Shqipëria është aleat serioze e NATO. Ndër të tjera tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë angazhuar seriozisht për bazën detare në Shqipëri

“Ajo që dua të përmend është se është faktike që Shqipëria është aleat serioz i NATO-s dhe kjo e verifikon dhe baza ushtarake. SHBA e ka shtyrë para ndërtimin e kësaj baze dhe ka provuar se lidhja e kësaj baze me atë të KFOR…KFOR e ka ndarë aktivitet në 6 baza.

Dua të përmend faktin si është pritur tek ne. Mos të harrojë faktin që SHBA projekton baza të reja sigurie.

SHBA janë angazhuar seriozisht për bazën detare në Shqipëri. Flota do të jetë në koordinim për sigurinë ballkanike.”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat