Ardhja e pranverës nuk e ndal dëborën, zbardhet juglindja e vendit

Shqipëria

Ardhja e pranverës nuk e ndal dëborën, zbardhet juglindja e vendit

Më: 12 mars 2024 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Reshjet e dëborës janë rikthyer këtë të martë në zonat malore të juglindjes së vendit.

Edhe pse jemi në fillim të pranverës, dëbora ka shkuar në një trashësi 5-8 cm në lartësitë në mbi 1300 m, përfshi këtu edhe majën e Bigllës në afërsi të fshatit turistik të Dardhës.

Reshje dëbore raportohet të ketë patur edhe në aksin Shtyllë – Mashkullorë aty ku trashësia ka shkuar në disa cm.

Reshje dëbore ka pasur edhe në të njëjtat lartësi të fshatrave të thellë të Voskopojës e Lekasit.

Aksi rrugor i Dardhës është i kalueshëm pa probleme. Edhe në rrugët e tjera duke përfshirë ato të njësisë administrative Lekas e Vithkuq nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve.

Burime zyrtare thanë se nuk ka patur probleme përsa i përket furnizimit me energji elektrike përfshi dhe fshatrat e zonave malore Gorë e Moglicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat