Gjykata e Lartë vendos sot për “21 janarin”/ Shqyrtohet kërkesa e familjarëve të Aleks Nikës që dosja të hetohet nga SPAK

Shqipëria

Gjykata e Lartë vendos sot për “21 janarin”/ Shqyrtohet kërkesa e familjarëve të Aleks Nikës që dosja të hetohet nga SPAK

Më: 12 mars 2024 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë sot kërkesën për dosjen e “21 Janarit”, ku familjarët kërkojnë që t’i kalojë SPAK.

Seanca do të zhvillohet ditën e sotme në orën 13.00, me trupin gjykues Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.

Një ditë më parë, përmes një letre Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës kërkon që Gjykata e Lartë të vendosë që Prokuroria e Posaçme (SPAK) të regjistrojë hetimin penal për ngjarjen e 21 Janarit 2011.

Sot Gjykata e Lartë vendos nëse dosja do t’i kalojë SPAK-ut apo do të mbetet në duart e Prokurorisë së Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat