Parkonin vend e pavend, duke u rrezikuar jetën banorëve! Policia Bashkiake, gjoba dhe bllokuese të gomave të makinave në Bulqizë

Shqipëria

Parkonin vend e pavend, duke u rrezikuar jetën banorëve! Policia Bashkiake, gjoba dhe bllokuese të gomave të makinave në Bulqizë

Më: 12 mars 2024 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Policia bashkiake e Bulqizës prej ditësh ka vijuar me gjoba, si dhe bllokuese të gomave të makinave për thyerje të rregullave të Kodit Rrugor.

Edhe pse shpesh herë policia bashkiake ka bërë thirrje për mosparkimin në rrugët ku rrezikohet jeta e banorëve, siç duket nuk është vlerësuar nga drejtuesit e automjeteve, duke bërë që autoritetet të zbarkojnë për marrjen e masave në terren.

Gjatë ditës së sotme nuk ka munguar parkimi në hyrje të qendrës së pedonales së Bulqizës.

Bllokimet nga makinat në rrugët brenda qytetit kanë sjellë probleme edhe për ndërhyrjen e rasteve të lëvizjes së ambulancave dhe zjarrfikëseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat