SPAK do të rihetojë “21 Janarin”, avokati: Vendim historik, drejtësi për një nga krimet më të rënda!

Shqipëria

SPAK do të rihetojë “21 Janarin”, avokati: Vendim historik, drejtësi për një nga krimet më të rënda!

Më: 12 mars 2024 Në ora: 23:45
Idajet Beqiri

SPAK do rihetojë nga themeli ngjarjet e 21 janarit. Avokati i familjes Nika, Idajet Beqiri në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News foli për dosjen e 21 janarit, duke theksuar se vendimi që hetimi për këtë dosje të bëhet nga SPAK është një vendim historik.

Ai nënvizoi se pas kaq shumë vitesh, tashmë po bëhet drejtësi për një nga krimet më të rënda që kanë ndodhur në vend, duke e vlerësuar edhe si krim shtetëror.

“Ishte një vendim që do ta konsideroja historik pasi po bëhet drejtësi për një ndër krimet më të rënda shtetërore që ka ndodhur në Shqipëri. Pas kaq vitesh demokraci të arrish deri në atë krim vetëm sepse njerëzit po protestonin, dhe për të mbajtur pushtetin me dhunë , Ilir Meta u zu me presh në dorë me video-përgjimin dhe për këtë shkak të bësh një masakër duke vrarë katër veta të pafajshëm sepse protestojnë.

Dhe nga ana tjetër ta mbulosh këtë krim me forcën e pushtetit tënd dhe të thuash unë të vras dhe nuk ke çfarë më bën, mbulimi i saj për 13 vite me radhë ishte një vrasje tjetër që u bë. Prokuroria e Tiranës ishte mbuluesja e këtij krimi. Kjo e sotmja është fitore e jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat