50-vjeçarja gjendet e pajetë në tarracën e pallatit, dyshohet se është vetëvrarë

Shqipëria

50-vjeçarja gjendet e pajetë në tarracën e pallatit, dyshohet se është vetëvrarë

Më: 13 mars 2024 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Një 50-vjeçare është gjetur e pajetë këtë pasdite në Durrës.

Shtetësja me inicialet A.D., që vuante nga probleme të shëndetit mendor, u gjet në tarracën e një pallati në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar rreth orës 18:00.

Dyshohet se 50-vjeçarja është vetëvarur.

Mëngjesin e sotëm, në Komisariatin e Policisë Durrës  bashkëshorti kishte kallëzuar se gruaja ishte larguar nga banesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat