“Me cilin arsyetim Gjykata e Lartë ia kaloi ’21 Janarin’ SPAK-ut”/ Gazetari: Në Bullgari u gjet se kush e fshiu serverin, por…

Shqipëria

“Me cilin arsyetim Gjykata e Lartë ia kaloi ’21 Janarin’ SPAK-ut”/ Gazetari: Në Bullgari u gjet se kush e fshiu serverin, por…

Më: 13 mars 2024 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Gazetari Flamur Vezaj, i ftuar sonte në “Top Story”, shprehet skeptik mbi hetimet që Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion mund të bëjë për “21 Janarin”, ku humbën jetën katër protestues.

Vezaj ngriti pyetjen se sa SPAK do t’i marrë në konsideratë provat e grumbulluara për tragjedinë e 13 viteve më parë.

“Me cilin arsyetim, ia kaloi Gjykata e Lartë SPAK-ut. Nëse ka konstatuar që kemi të bëjmë me një organizatë kriminale që ka kryer këtë krim, atëherë po. Por, dyshohet se provat, nuk e di a do t’i shërbejnë Prokurorisë, a do t’i konsiderojë. Jam skeptik. Nga ana tjetër, jam i bindur që kjo ngjarje do të mbesë njollë në shtetin shqiptar.

Ne dimë që serveri është kopjuar dhe është formatuar më pas në dy pjesë. Sa është në gjendje SPAK të zbulojë se ku janë këto pamje, nuk e di. Ekspertët e FBI-së kanë konstatuar që trupi që u gjet në plumbin e Aleks Nikës është i dëmtuar. Edhe pse kam dëshirë që të ndiqen personat që kanë bërë këto krime, kam frikë se ky show do të vazhdojë çdo 21 Janar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat