Marrëveshja mes PS dhe Rithemelimit, ambasada e Italisë: Ndjenja e përgjegjësisë e treguar nga partitë, në të mirë të Vendit dhe popullit shqiptar

Shqipëria

Marrëveshja mes PS dhe Rithemelimit, ambasada e Italisë: Ndjenja e përgjegjësisë e treguar nga partitë, në të mirë të Vendit dhe popullit shqiptar

Më: 15 mars 2024 Në ora: 21:06
Foto ilustrim

Ambasada e Italisë në Shqipëri ka reaguar pas marrëveshjes së arritur në Konferencën e Kryetarëve mes mazhorancës dhe opozitës për normalizimin e jetës parlamentare.

Ambasada u shpreh në reagimin e saj se mirëpret marrëveshjen e cila do të lejojë rikthimin në normalitet në Parlament.

“Ndjenja e përgjegjësisë e treguar nga partitë është thelbësore për të garantuar funksionimin korrekt të institucioneve demokratike, në të mirë të Vendit dhe popullit shqiptar”, u shpreh përfaqësia zyrtare e shtetit italian në Shqipëri.

Reagimi i plotë:

Ambasada e Italisë në Tiranë mirëpret marrëveshjen e arritur nga Konferenca e Kryetarëve e cila do të lejojë rikthimin në normalitet në Parlament. Ndjenja e përgjegjësisë e treguar nga partitë është thelbësore për të garantuar funksionimin korrekt të institucioneve demokratike, në të mirë të Vendit dhe popullit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat