Eksperti Karamuço trondit me deklaratën: Mund të ndodhin ngjarje shumë të rënda

Shqipëria

Eksperti Karamuço trondit me deklaratën: Mund të ndodhin ngjarje shumë të rënda

Më: 16 mars 2024 Në ora: 08:20
Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço bëri deklaratën e fortë në një studio televizive.

Ai tha se nuk është lajm kërcënimet që marrin prokurorët e SPAK por, sipas tij, e reja është që këto kërcënime kanë ardhur nga struktura kriminale që jetojnë jashtë Shqipërisë.

“Kemi diskutuar në lidhje me kërcënimet e vazhdueshme që kane prokurorët e strukturës të Posaçme, SPAK.

 Diçka e re është fakti që ka kërcënime serioze që vijnë nga strukturat dhe individë shumë të fuqishëm të krimit të organizuar që nuk ndodhen në Shqipëri, por që kanë një infrastrukturë të gatshme që mund të bëjnë ngjarje shumë të rënda” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat