U kapën duke transportuar 4 klandestinë, bien në pranga dy persona në Gjirokastër!

Shqipëria

U kapën duke transportuar 4 klandestinë, bien në pranga dy persona në Gjirokastër!

Më: 17 mars 2024 Në ora: 11:07
Policia e Gjirokastrës

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy trafikantë.

Ata janë kapur duke transportuar 4 klandestinë nga Hani i Hotit, në drejtim të Greqisë.

Në pranga është vënë N. N., 36 vjeç, banues në Krujë dhe E. C., 30 vjeç, banues në Lezhë.

36-vjeçari u arrestua në flagrancë në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet, në dalje të qytetit të Këlcyrës, duke transportuar me automjetin tip "Volksëagen", kundrejt fitimit, 4 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, nga Hani i Hotit, Shkodër, në drejtim të pikës së kalimit kufitar "Tre Urat", Përmet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat