“Që nga fillimi i vitit 12 vrasje”, Karamuço për atentatet në vend: Policia e kërcënuar nga grupet kriminale!

Shqipëria

“Që nga fillimi i vitit 12 vrasje”, Karamuço për atentatet në vend: Policia e kërcënuar nga grupet kriminale!

Më: 18 mars 2024 Në ora: 08:52
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, foli për hetimet e zhvilluara nga SPAK dhe jo vetëm.

Gjatë kësaj interviste ai komentoi edhe krimet që kanë përfshirë vendin, duke u ndalur fillimisht tek atentati i bërë nga ndaj efektivit në Shkodër, Gjergj Ndershtiqaj.

“Deri tani kemi 12 vrasje që në fillim të vitit. Për krimet në Shkodër deri më sot askush nuk thotë që Policia e Shkodrës është në rrezik. Atentati në Shkodër është i tmerrshëm dhe një prej personave që i është bërë në Shkodër është për shkak të detyrës. Policia është e kërcënuar nga grupet kriminale. Duhet parë se nga kush kërcënohen. Gjergj Ndershtiqaj po të kishte qëndruar vetëm 10 sekonda më shumë, ishte djegur. Ka qenë plumba pa fund, shkëndijë është ajo”, ka treguar ai.

Krimi i organizuar është një fenomen që po rritet në vend.

“Drejtues të lartë të Policisë së Shtetit nuk hiqen nga puna apo të zëvendësohet duke i publikuar disa video nëpër portale. Duhet të shihen rezultatet. Janë video që përdoren për t’i degjeneruar publikisht. Në dallim nga ushtria, policia është një institucion intrige. Atë video duket që e kanë nxjerrë kolegë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat