Beqaj nga SPAK: Në 50 muaj prokuroria nuk hetoi dy elementët kryesorë të një hetimi për sterilizimin

Shqipëria

Beqaj nga SPAK: Në 50 muaj prokuroria nuk hetoi dy elementët kryesorë të një hetimi për sterilizimin

Më: 18 mars 2024 Në ora: 09:07
Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka qenë në SPAK, ku iu komunikua akuza për “shpërdorim detyre” për çështjen e koncesionit të sterilizimit.

Pas përfundimit të seancës në SPAK, Beqaj u shpreh se prokuroria në 50 muaj nuk hetoi dot dy elementët kryesorë të një hetimi për Sterizimin.

Përfundoi hetimi dhe u mora si i pandehur për shpërdorim detyre, në bashkëpunim. SPAK duhet ta kishte nisur vlerësimin e punës time me përmbushjen e ligjit dhe kushtetues, pasi garantimin e kujdesit shëndetësor nga veriu jug për qytetarët, e kam pasur detyrim dhe mision. Të përdorësh me eficensë fondet e shtetit, është detyrë . Por për një ministër Shëndetësie, është detyrë kryesore të shkurtosh harxhimet. SPAK në 50 muaj nuk ia doli që të hetojë dy çështje që ka Sterilizimi. Uljen e ditëve të qëndrimit të pacientëve në spital, dhe uljen e ditëve të marrjes së antibiotikut në spital. Nëse do të kishin bërë këtë vlerësim, konvertimi i këtyre kursimeve në para, do ta nxjerrë një proces në përfitim për financat publike dhe për xhepat e qytetarëve. Kjo do të thotë që mos ta kesh kuptuar se çfarë ke hetuar.

SPAK nuk e mori fare mundimin që të hetonte këtë gjë. Kisha detyrim që ta vë në punë sterilizimin. Shqiptarët janë operuar në kushte të sigurta. Prokurorët nuk ishin në gjendje që të bënin dy vlerësime, vlera e parasë dhe si është materializuar ndarja publik-shqiptar. Ua dhamë me koncesion Sterilizimin që t’u shërbenim më mirë shqiptarëve. Të vërtetën time do ta përballoj në gjykatë ku do dalë e vërteta e përfitimit që ka përfituar çdo shqiptar”, u shpreh ai.

Kujtojmë se ish-ministri dhe 8 persona të tjerë, mes tyre ish-zyrtarë dhe biznesmenë, janë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për dosjen për koncesionin e sterilizimit. Në daljet e tij mediatike, Beqaj ka mohuar akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa ka qenë i hapur për hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat