Andrologu: Burri kishte 15 vite pa kryer marrëdhënie me gruan

Shqipëria

Andrologu: Burri kishte 15 vite pa kryer marrëdhënie me gruan

Më: 18 mars 2024 Në ora: 12:11
Andrologu Evin Dani

Andrologu Evin Dani ka qenë i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku ka folur lidhur problematikat seksuale te persona të ndryshëm.

Dani tha se ulja e dëshirës seksuale vjen nga tre faktorë të cilët janë: Faktori biologjik, faktori psikologjik dhe faktori kulturor.

Ai tregoi edhe rastin e një 30-vjeçari, i cili sipas tij, kishte 15 vite pa kryer marrëdhënie seksuale me bashkëshorten.

“Ato nuk e duan seksin, i bezdis seksi, e pranojnë seksin vetëm sepse nuk duan probleme me partnerin. Femrat e kanë përqindjen shumë më të lartë sesa meshkujt. Te meshkujt varet nga mosha që ata ankohen për këtë punë.

Ulja e dëshirës seksuale ndahet në tre grupe. Nëse themi, ne themi që është një faktor biologjik pra çrregullime hormonale dhe gjëra të tjera që ka një mashkull, me faktorë psikologjik. Një tjetër është faktor kulturor. Përshembull besimtarët muslimanë nuk bëjnë seks në muajin e Ramazanit, ose nuk kryejnë marrëdhënie seksuale pa u martuar.

Në bazë të çrregullimit që kanë, rastin e kam përmendur, ai ishte 30-vjeç dhe kishte 15 vite pa kryer marrëdhënie seksuale me bashkëshorten e tij. Ai e donte bashkëshorten, por nuk arrinte dot të kryente marrëdhënie”, është shprehur Dani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat