Braktisi 2 fëmijët e mitur, procedohet nëna 37-vjeçare në Korçë

Shqipëria

Braktisi 2 fëmijët e mitur, procedohet nëna 37-vjeçare në Korçë

Më: 18 mars 2024 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Policia e Korçës ka nisur procedim në gjendje të lirë për një 37-vjeçare e cila ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. F., 37 vjeçe, banuese në fshatin Plasë, pasi dyshohet se ka braktisur 2 fëmijët e saj”, sqarohet në komunikatën e policisë.

Po ashtu, blutë e këtij qyteti njoftojnë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevardin “Republika”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, të cilin pas verifikimeve rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. N., 51 vjeç, banues në fshatin Helmës, pasi dyshohet se ka prerë një sasi drush, në mënyrë të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-S. H., 57 vjeç dhe A. H., 27 vjeç, babë e bir, të dy banues në Maliq, pasi dyshohet se kanë fyer, kanosur dhe goditur me grushte, një 58-vjeçar;

-A. K., 41 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, pasi në fshat, dyshohet se i ka vjedhur 2 bagëti të imëta, një 61-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat