Shtyhet seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, shkak mungesa e avokatëve dhe një akt ekspertimi

Shqipëria

Shtyhet seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, shkak mungesa e avokatëve dhe një akt ekspertimi

Më: 18 mars 2024 Në ora: 14:42
Vangjush Dako

Shtyhet seanca paraprake për Vangjush Dakon.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se shkak u bë mungesë e një prej avokatëve të të dyshuarve i cili i kishte sjellë kërkesë.

Po ashtu edhe mungese e akt ekspertimit që është kërkuar nga gjykata për projektin e promenadës.

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, është i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste, në lidhje me një pallat që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 si dhe projektin e promenadës.

Kujtojmë se Dako është shpallur gjithashtu non grata edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat