Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, Klodiana Lala tregon çfarë e lidh me atentatin ndaj Ardian Gjeloshit

Shqipëria

Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, Klodiana Lala tregon çfarë e lidh me atentatin ndaj Ardian Gjeloshit

Më: 21 mars 2024 Në ora: 12:46
Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë lidhjen mes atentatit ndaj Ardian Gjeloshit dhe Gentjan Bejtjaj. Sipas Lalës të dy ngjarjet janë kryer nga e njëjta dorë.

Gazetarja shprehet se policia është në kërkim të tij.

“Atentatet mafioze ndaj Ardian Gjeloshit dhe Gentjan Bejtjaj janë kryer nga e njëjta dorë. Personazhin që i lidh ngjarjet e kam ekspozuar në një nga emisionet "Në shënjestër"! Policia është në kërkim të tij!”-ka shkruar Lala.

Gentian Bejtja u ekzekutua më 15 mars sapo doli nga shtëpia e babait dhe po shkonte në vilën e tij në Larushk të Fushë Krujës. Autorët, që dyshohet se ishin 4, gjetën portën hapur dhe hynë brenda në oborr duke derdhur drejt tij 30 plumba.

Gentjan Bejtja ka qenë në fokus të policisë në shumë ngjarje kriminale, ndërsa në pyetje u mor edhe për vrasjen e Iljaz Çalit. Përveç grupit të Ervis Martinajt, hetuesit nuk përjashtojnë edhe pistën e përfshirjes së Bamëve të Niklës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat