Tentoi të vrasë një person pas konfliktit banal, arrestohet 30-vjeçari në Dibër

Shqipëria

Tentoi të vrasë një person pas konfliktit banal, arrestohet 30-vjeçari në Dibër

Më: 22 mars 2024 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armbajtja pa leje”.

I riu ishte shpallur në kërkim për një ngajrje të ndodhur në qershor të vitit 2023, ku pas një konflikti për motive banale tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Dibër,  bënë ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër,  për ndalimin e shtetasit A.A (B), 30 vjeç, banues në Peshkopi, e cila kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armbajtja pa leje”.

Ky shtetas, në qershor të vitit 2023,  pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin S.A”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat