Emri/ U largua nga drejtimi i QSUT-së, zbulohet kush do të zëvendësojë Albana Ficon

Shqipëria

Emri/ U largua nga drejtimi i QSUT-së, zbulohet kush do të zëvendësojë Albana Ficon

Më: 25 mars 2024 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Alma Cami do të jetë drejtoresha e re e QSUT, pas largimit nga detyra të Albana Ficos.

Cami aktualisht është nëndrejtoreshë tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

Nuk dihet ende arsyeja e largimit të Ficos nga posti që e mbante prej 3 vitesh.

Kujtojmë se Fico mori detyrën në dhjetor të vitit 2021, ku zëvendësoi Enkelejd Jotin.

Fico është edhe pedagoge në Universitetin e Mjekësisë, ku prej më shumë se 4 vitesh drejtonte Institutin e Shëndetësisë Publik, veçanërisht në dy vitet më të vështira të pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat