Arrestimi i 6 të rinjve me kallashnikovë në Durrës, Balla: Policia, detyrë për të parandaluar armëmbajtjen pa leje

Shqipëria

Arrestimi i 6 të rinjve me kallashnikovë në Durrës, Balla: Policia, detyrë për të parandaluar armëmbajtjen pa leje

Më: 25 mars 2024 Në ora: 13:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar, pasi policia në Durrës arrestoi 6 të rinj dhe procedoi një të mitur, pasi gjuanin gjatë natës me kallashnikov, që i kishin pa leje dhe pamjet i postonin në rrjetet sociale.

Balla shprehet se është detyrë e Policisë së Shtetit për të parandaluar fenomenin e armëmbajtjes pa leje. “Përgëzime Policisë së Shtetit 📍Durrës, e cila përmes monitorimit të rrjeteve sociale ka identifikuar shtatë persona në moshë të re si posedues armësh zjarri”, shkruan Balla.

Postimi i ministrit Taulant Balla:

Armëmbajtja pa leje nga të rinjtë, ekspozimi i armëve në rrjete sociale, kërkojnë angazhim maksimal të Policisë së Shtetit, për evidentimin dhe goditjen e tyre. Përgëzime Policisë së Shtetit 📍Durrës, e cila përmes monitorimit të rrjeteve sociale ka identifikuar shtatë persona në moshë të re si posedues armësh zjarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat