U largua nga drejtimi i QSUT-së, zbulohet kush do të zëvendësojë Albana Ficon

Shqipëria

U largua nga drejtimi i QSUT-së, zbulohet kush do të zëvendësojë Albana Ficon

Më: 25 mars 2024 Në ora: 13:37
Albana Fico

Albana Fico, e cila prej tre vitesh mbante postin e drejtoreshës së QSUT-së, do të zëvendësohet në detyrë nga Alma Cami.

Kjo e fundit Alma Cani ishte shefe e Reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ende nuk dihen arsyet e largimit nga posti i drejtoreshës së QSUT të Albana Ficos, por ajo ka qenë e sulmuar nga opozita për tenderat e barnave.

Ndërsa së fundmi Prokuroria po zhvillon një hetim në lidhje me zjarrin që ra më 11 shkurt në Urgjencën e re të QSUT-së, godinë e cila është inauguruar prej më pak se një viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat