Kërkoi të merrte pjesë në seancat plenare në Kuvend, Apeli i GJKKO-së rrëzon Sali Berishën

Shqipëria

Kërkoi të merrte pjesë në seancat plenare në Kuvend, Apeli i GJKKO-së rrëzon Sali Berishën

Më: 25 mars 2024 Në ora: 16:03
Sali Berisha

Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeminstrit Sali Berisha për të lejuar që të marrë pjesën në seancat plenare në Kuvend.

Lideri demokrat ndodhet prej 30 Dhjetorit 2023 nën masën e sigurisë arrest shtëpie dhe prej 3 muajsh mungon në seancat parlamentare.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 25.03.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 64 akti, datë 12.03.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 55, datë 08.02.2024 (disponuar mbi kërkesën kundër vendimit të prokurorëve për “Mospranimin e kërkesës me nr. 1001 prot, datë 15.01.2024 (hyrje në prokurori) të personit nën hetim S.B., paraqitur nëpërmjet mbrojtësit të tij, av. Sokol Mëngjesi” dhe lejimin e z. S.B., deputet i Kuvendit të Shqipërisë, që të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në përmbushje të detyrimit që buron nga ky funksion, si person i zgjedhur nga sovrani, për të ushtruar të drejtat dhe liritë politike sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë) dhe vendimit nr. 87, datë 03.02.2024 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:

Miratimin e nr. 55, datë 08.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njoftoi GJKKO.

Sot u vërtetua shkelja e Kushtetuta, shkelmimi i saj. Këta sy që nuk shikojnë dhe veshë që nuk dëgjojnë, por me regji jo se kanë defekt në organ, kanë shkelur Kushtetutën sepse Berisha nuk është një punëmarrës që trajtohet mbi bazën e ligjit të të burgosurve apo të të arrestuarve siç thotë Gjykata, por trajtohet nga Kushtetuta.

Në asnjë pikë të vendimeve gjyqësore nuk përmendet ky rast. Kërkesa për dhënien e lejes ëpr Berishën për të vajtur në Kuvend është e pjesshme. Kërkesa jonë kryesore është lirimi i Berishës sepse nuk ka vepër penale, provë apo akuzë. Këta kanë vendosur trupat e tyre për ta mbajtur në këmbë. Se sa do të durojnë është punë e tyre, kjo gjykata me vendimin largoi veten nga ligji”, u shpreh Gjokutaj.

Pyetjes nëse rrezikohet mandati i deputetit, ai iu përgjigj: “Berisha nuk mungon në Kuvend pa arsye. Nëse do të quhet arsye, çartja dhe lajthitja e kësaj gjykate në lidhje me çështjen e Berishës atëherë do të shikojmë se çfarë do të ndodhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat