Aksident në Elbasan, makina përplas të moshuarin që lëvizte me biçikletë! Shoqërohet në polici shoferi

Shqipëria

Aksident në Elbasan, makina përplas të moshuarin që lëvizte me biçikletë! Shoqërohet në polici shoferi

Më: 25 mars 2024 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Mbrëmjen e sotme rreth orës 17:45, në rrugën “Zogu i parë”, automjeti me drejtues shtetasin B. Rr., 46 vjeç, ka aksidentuar shtetasin N. K., 80 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.

80-vjeçari po merr asistencë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit shtetasin B. Rr., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat