Dedaj: Në jug SPAK po godet oligarkinë dhe mafien, aty me investime pastrohen paratë e pista

Shqipëria

Dedaj: Në jug SPAK po godet oligarkinë dhe mafien, aty me investime pastrohen paratë e pista

Më: 25 mars 2024 Në ora: 22:17
Reldar Dedaj

Në “Drejt” nga Luan Rama, gazetari Reldar Dedaj tha se goditet një skemë masive korrupsioni dhe është vetëm sipari i kësaj çështje, sepse në jug ka oligarki dhe mafie, pastrimi parash

Dedaj: Faktet ishin dhe gjykata e dha vendimin duke legalizuar vendimin e SPAK-ut. Drejtoria e menaxhimit të tokës varet nga bashkia e Goros dhe ajo sheh nëse është false apo jo dokumente. Denoncimi është bërë në shtat dhe SPAK-u ka lëvizur me ritme të shpejta në këtë dosje.

Po goditet një skemë masive korrupsioni dhe është vetëm sipari i kësaj çështje, sepse aty ka oligarki dhe mafie, pastrimi parash.

Është një hinkë e madhe të parasë së pisët që hidhet aty. Bëhen vepra të mëdha dhe investime pa transaksione bankare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat