Berisha: Altin Ponari ishte njeri i dashur dhe demokrat i vendosur, shpirti i tij ta gjejë paqen e merituar

Shqipëria

Berisha: Altin Ponari ishte njeri i dashur dhe demokrat i vendosur, shpirti i tij ta gjejë paqen e merituar

Më: 25 mars 2024 Në ora: 23:48
Altin Ponari

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka shkruar për ikjen nga kjo botë të drejtorit të ‘EUROSIG’, Altin Ponarit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Të dashur miq, avokati, diplomati, zyrtari demokrat i flaktë Altin Mustaf PONARI, Kryeshefi Ekzekutiv (CEO) i Kompanisë EUROSIG për Republikën e Kosovës, mbylli sytë përgjithmonë. Altini ishte nipi i Azem Hajdarit, tribunit të lirisë, që u ‘rrit’ dhe u bë burrë në Selinë e PD, gjimnazist, student dhe kudo që ndodhej ai do ishte gjithmonë midis demokratëve, në çdo aktivitet në çdo protestë’, ka shkruar Berisha në reagim.

Berisha ka shkruar se Altini ishte një njeri i dashur i sjellshëm, punëtor, i ndershëm, demokrat i vendosur dhe dha ndihmesë të çmuar në Partinë Demokratike.

“Altini u nda i ri nga jeta, por luftoi si luan i vërtetë për vite të tëra me sëmundjen e rëndë qe e mori në lule te jetës”, tha Berisha.

“Duke shprehur, mirënjohjen dhe nderimin tim të madh për kontributin e Altinit dhe ngushëllimet më të ndjera Nurijes, nënës së tij të dashur dhe të gjithë familjarëve dhe miqve të tij, ndaj me ta dhimbjen dhe zinë për këtë humbje të rëndë e të pakompensueshme dhe lutem Zotit që t’i japë forcë për përballimin e kësaj dhimbje dhe shpirti i mirë i tij të gjej paqen e merituar”, thuhet në reagimin e ndjerë të Berishës për vdekjen e Altinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat