Sherr në Berat, dy vëllezër adoleshentë godasin me sende të forta 17 vjeçarin që punonte në piceri

Shqipëria

Sherr në Berat, dy vëllezër adoleshentë godasin me sende të forta 17 vjeçarin që punonte në piceri

Më: 26 mars 2024 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Gjatë natës, në lagjen “22 Tetori”, Berat, pranë një picerie, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit R. Q., 16 vjeç G. Q., 16 vjeç, (vëllezër) dhe I.B., 16 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin B. D., 17 vjeç, i cili punonte në këtë piceri.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit R. Q,. G. Q dhe I.B.

Me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, në praninë e psikologut dhe prindërve të tyre.

Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat