Kapet arsenal armësh brenda një makine në Rinas, arrestohen pesë persona

Shqipëria

Kapet arsenal armësh brenda një makine në Rinas, arrestohen pesë persona

Më: 26 mars 2024 Në ora: 11:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona të cilët po trafikonin armë zjarri nga Shkodra në drejtim të Tiranës. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Policinë e Shtetit.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, Mirjan Hasaj, të cilët u ndaluan në një parking në rrugën e Rinasit.

Gjatë kontrolli në mjetin që drejtohej nga shtetasi Mirjan Hasaj, u gjet dhe valixhja brenda të cilës u sekuestruan 9 armë zjarri, 4 automatikë dhe 5 pushkë, por dhe krëhra e municion luftarak.

Policia bën me dije se gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu 2 automjete, dhe 5 aparate celular.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat