Kanosi me armë gjahu 2 kushërinjtë, procedohet penalisht 39-vjeçari

Shqipëria

Kanosi me armë gjahu 2 kushërinjtë, procedohet penalisht 39-vjeçari

Më: 26 mars 2024 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Një 39-vjeçar në Tropojë është proceduar penalisht pasi ka kërcënuar me armë zjarri 2 kushërinjtë e tij.

Policia tha se  menjëherë pas njoftimit se në fshatin Mserr, një shtetas kishte qëlluar me armë, në ajër, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave.

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. P., 39 vjeç, banues në fshatin Peraj, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me armë gjahu, 2 kushërinjtë e tij, shtetasit A. P., 38 vjeç dhe A. P., 37 vjeç.

Më tej, u shpall në kërkim shtetasi F. N., 19 vjeç, banues në fshatin Peraj, i cili shoqëronte shtetasin V. P., në momentin e konfliktit, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë në ajër, me qëllim kanosjen. Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e 19-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat