Sekuestrohen mbi 11 mijë euro në Kakavijë, 53-vjeçari që i posedonte nuk i deklaroi

Shqipëria

Sekuestrohen mbi 11 mijë euro në Kakavijë, 53-vjeçari që i posedonte nuk i deklaroi

Më: 30 mars 2024 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Mbi 11 mijë të padeklaruara janë sekuestruar në Kakavijë. Mësohet se 53-vjeccari që i posedonte nuk i kishte deklaruar.

Si pasojë, ka përfunduar në prangat e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Kontrollet e detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, godasin 1 rast të mosdeklarimit të të hollave

Sekuestrohen 11 110 euro, procedohet penalisht 53-vjeçari që i posedonte dhe nuk i deklaroi në dalje të RSh-së.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur 1 rast i mosdeklarimit të të hollave.

Në bazë të analizës të riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi të cilit në çantë i janë gjetur 11 110 euro.

Shuma e parave e padeklaruar nga ky shtetas u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 53 vjeç, banues në Patos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat