15-vjetori i anëtarësimit në NATO/ Ambasada amerikane: Sot Shqipëria ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri! Së bashku jemi më të fortë

Shqipëria

15-vjetori i anëtarësimit në NATO/ Ambasada amerikane: Sot Shqipëria ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri! Së bashku jemi më të fortë

Më: 1 prill 2024 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Ambasada amerikane ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale në 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

“15 Vite së Bashku: Udhëtimi i Shqipërisë me NATO-n | Që nga anëtarësimi në NATO në 2009, zhvillimi i Shqipërisë në një partner dhe aleat të besueshëm ka qenë vërtet i jashtëzakonshëm.

Sot Shqipëria ka siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri – sot Shqipëria ka NATO-n. Së bashku, ne qëndrojmë më të fortë.

Edhe shumë vite të tjera si aleatë në NATO!”, shkruan ambasada amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat