PS propozon Komision kundër dezinformimit rus e kinez, zbardhet kërkesa drejtuar Kuvendit: Hetim i pronësisë së portaleve

Shqipëria

PS propozon Komision kundër dezinformimit rus e kinez, zbardhet kërkesa drejtuar Kuvendit: Hetim i pronësisë së portaleve

Më: 1 prill 2024 Në ora: 18:42
Vendimi

Një raport i ekspertes britanike, Olivia Griffiths në vitin 2019 , “Dezinformimi anti-NATO në Ballkanin Perëndimor” tregonte se si Rusia mundohej të përhapte lajme të rreme dhe shtrirë influencën e saj në Shqipëri kryesisht përmes portaleve online.

Pesë vite më pas teksa dezinformimi është problem jo vetëm rajonal, shumica socialiste ka depozituar propozimin për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar, për të mbikëqyrur dhe luftuar dezinformimin dhe format e tjera, të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

Në kërkesën e depozituar në Kuvend, mes të tjerash thuhet se do të kërkohet që të bëhet hetim i pronësisë së portaleve në vendin tonë.

“Veçanërisht në drejtim të rritjes së përgjegjshmërisë së platformave dhe mediave sociale për të klasifikuar përmbajtjet e lajmeve/informacioneve që shpërndahen nga robotët, duke rishikuar algoritmet … si dhe pa cenuar lirinë e shprehjes, për të mbyllur llogaritë e personave/subjekteve që përfshihen në sjellje të koordinuara jo-autentike në internet ose aktivitete të paligjshme që synojnë minimin sistematik të proceseve demokratike ose nxitjen e gjuhës së urrejtjes”- thuhet në kërkesë që Top Channel e disponon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat