Artan Hoxha vjen me deklaratë të fortë: Në Shqipëri ka dy laboratorë kokaine!

Shqipëria

Artan Hoxha vjen me deklaratë të fortë: Në Shqipëri ka dy laboratorë kokaine!

Më: 2 prill 2024 Në ora: 07:29
Artan Hoxha

Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", deklaroi se në vendin tonë dyshohet se ka dy laboratorë kokainë që vijojnë të operojnë, por në përgjithësi shtoi se roli i laboratorëve është zbehur, pasi trafikantët kanë më shumë interes ta marrin lëndën narkotike nga Amerika Latine me sasi të mëdha. 

Hoxha gjithashtu tha se polumbarët shqiptarë, kanë vajtur në vendet skandinave dhe e marrin drogën poshtë anijeve, një metodë kjo që mundoson shmangien nga skanerët. 

"Në momentin që ndodhet Shqipëria sot, interesi për të patur laboratorë të kokainës është zvogëluar. 

Aksioni i fundit që u gjet plehu kimik, sasitë e kokainës që hyjnë të gatshme janë të mëdha, nuk është parë e nevojshme të përdoret laborator, që është i rëndësishëm për ta kthyer kokainën nga një formë në një tejtër.

Sipas agjencive të huaja dhe hulumtive, dyshohet se janë të paktën dy laboratorë të tillë. Njëri kryesisht me element që vijnë për industrinë ushqimore, pra të kthehet nga ajo tretësirë në pluhur. Dhe rasti tjetër që u kap edhe në Bolivi 2.2 ton, të tretur në konservat e asparagut. Asparagu është shtuar nëpër lokale...  Është një lëndë që vjen si puna e bananes, vjen me shumicë, sepse është një produkt që fitimi vjen nga gjë tjetër.

Pra përdorimi i laboratorëve, nuk ka më efektin që ka patur në të kaluarën, pse do ta kthesh, kur e sjell me ton?! Me këtë fuqi që kanë organizatat kriminale, sot e kanë më lehtë ta lëvizin kokainën në gjendjen që është pa patur nevojë ta kthejnë në element të tjerë.

Kërkojnë lidhje të qëndrueshme me kartelet në Amerikën Latinë dhe po ashtu kimisti që duhet të vijë në Shqipëri dhe ta kthejë në pluhur.

Në ratin e fundit, në Skandinavi, kryesisht në Hollandë dhe Beligjikë, janë kapur polumbarë shqiptarë, sepse lënda narkotike vihet poshtë anijes, polumbari shkon dhe e merr. E kanë bërë edhe të tjerët para nesh por ne mësojmë kollaj dhe talentin që kemi e shpërdorojmë në këtë nivel", tha Hoxha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat