GJKKO shtyn sërish seancën për Berishën, shpërthen avokati Gjokutaj: Rast skandaloz!

Shqipëria

GJKKO shtyn sërish seancën për Berishën, shpërthen avokati Gjokutaj: Rast skandaloz!

Më: 2 prill 2024 Në ora: 09:56
Genc Gjokutaj

Teksa sot pritej të mbahej seanca gjyqësore e radhës për ish-kryeministrin Sali Berisha, për revokimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’, gjyqi është shtyrë sërish.

Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 8 prill, në orën 13:00.

Shkak i shtyrjes, është bërë mungesa e prokuroreve.

Përmes një shkrese, dy prokuroret e SPAK, vunë në dijeni gjykatën se nuk mund të paraqiteshin në seancë për arsye objektive.

Ashtu si në çdo seancë, avokatët e Berishës, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj u paraqitën në ambientet e GJKKO.
Kujtojmë se Berisha ka bërë disa herë kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë, por ajo është refuzuar.

Po ashtu ai ka kërkuar që të jetë i pranishëm në seancat plenare, si e drejtë e tij për të përfaqësuar interesin e qytetarëve që e kanë zgjedhur, në Kuvend.

Pavarësisht pretendimeve të tij, GJKKO ka refuzuar kërkesat.

Kujtojmë se Berisha ndodhet në arrest shtëpiak që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.

"E parashikuar për në orën 8:30, seanca filloi me pak vonesë, U konstatua për herë të dy, mungesa e prokurorëve.

Sot në orën 8:10, sipas gjykatës, prokurorët kanë dorëzuar një shkresë në sekretarinë gjyqësore me anë të së cilës thonë që për shkaqe objektive ata nuk paraqiten në seancë gjyqësore.

Kjo është hera e dytë, është rast flagrant dhe skandaloz, që prokurorët nuk vijnë në seancë gjyqësore, prokurorët që e kanë nisur këtë farsë, këtë proces farsë.

Nuk vijnë të paraqiten në seancë gjyqësore'', tha avokati i Berishës, Gjokutaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat