Kandidon për kryebashkiak në Gent/ Njihuni me shkodranin e suksesshëm, pronar i një ndër restoranteve më të mirë në Belgjikë

Shqipëria

Kandidon për kryebashkiak në Gent/ Njihuni me shkodranin e suksesshëm, pronar i një ndër restoranteve më të mirë në Belgjikë

Më: 2 prill 2024 Në ora: 09:58
Dritan Kraja

Dritan Kraja po i bën krenarë të gjithë shqiptarët në Belgjikë dhe jo vetëm. Ai kandidon për kryetar bashkie në Gent dhe ka korrur shumë suksese, nga hapja e një restoranti tepër të njohur në Belgjikë deri te politika.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Dritani tregoi gjithçka, nga jetesa në shtetin belg, kandidatura për kryetar bashkie deri te familja e tij, tre fëmijët dhe bashkëshorta që e mbështet në çdo hap.

Ndë të tjera, ai ka theksuar se kur shkoi në fillim në Gent ndihej si në Shkodër, prandaj vendosi të mos largohej më kurrë nga ai qytet.

Erdhi krejt në mënyrë spontane, unë kam disa vjet që jetoj këtu dhe mu bë një propozim nga një koalicion. E pranova direct, duke e ditur që jetoj një qytet që më ka dhënë shumë. Me që jam i pari shqiptar që kandidoj këtu, uroj që të kontribuoj pak për shqiptarët.

Unë kam ardhur në fillim të viteve 2000, jetoja në Rimini dhe kam ardhur rastësisht këtu, kisha disa shokë të mi. E ndjeva veten këtu plotësisht Shkodran, e pash Shkodrën të projektuar këtu.

Gruaja është shoku, shoqja dhe partneri im në biznes. Djali i madh është 15 vjeç, vajza 14 vjeç bën në korrik, kurse djali i vogël bën nesër 7 vjeç. Me bashkëshorten jemi njohur krejt rastësisht, por që një vit më parë asaj ia kishin sugjeruar, por ajo nuk pranoi se nuk donte emigrant. Kur erdha unë pas një viti u njohëm, pa e ditur. Ajo me të vërtetë ka mbaruar për financë, por me financat merrem unë”, u shpreh ndër të tjera Kraja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat