Detaje të reja nga aksidenti tragjik: Shoferi dyshohet se po lëvizte 180km/h për t’iu shmangur policisë

Shqipëria

Detaje të reja nga aksidenti tragjik: Shoferi dyshohet se po lëvizte 180km/h për t’iu shmangur policisë

Më: 2 prill 2024 Në ora: 10:18
Pamje nga aksidenti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri, ku një makinë e tipit “Benz” ka rënë në anën e lumit Vjosa dhe për pasojë kanë humbur jetën 8 persona.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, dyshohet se shoferi nga Shkodra ishte duke lëvizur me shpejtësi gati 180 km në orë për t’ju shmangur policisë.

Përveç tij, të vdekur kanë mbetur edhe shtatë emigrantë të Lindjes së Mesme.

Pamjet e aksidentit të tmerrshëm tashmë janë publikuar, ku shihet se makina është shkatërruar totalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat