“Në agim mburrni SPAK-un, në darkë shpërfytyroheni poshtë rrugicës dhe e akuzoni”, Salianji përplaset me Gogun: E keni qeverisjen si fytyra e “Shrekut”!

Shqipëria

“Në agim mburrni SPAK-un, në darkë shpërfytyroheni poshtë rrugicës dhe e akuzoni”, Salianji përplaset me Gogun: E keni qeverisjen si fytyra e “Shrekut”!

Më: 2 prill 2024 Në ora: 17:19
Deputetët Toni Gogu dhe Ervin Salianji

Gjatë mbledhjes që po zhvillon komisioni hetimor parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS, pati edhe një përplasje mes deputetëve Ervin Salianji dhe Toni Gogu.

Ky i fundit, akuzoi Rithemelimin për qëndrimin e mbajtur ndaj SPAK-ut duke u shprehur se në mëngjes e mburrin punën e Prokurorisë së Posaçme ndërsa në darkë ndryshonin mendim poshtë ballkonit ku Sali Berisha mbante fjalimet e tij.

“Ne nuk sillemi si Fiona te Shreku që një mëngjes të themi shiko sa mrië SPAK-u dhe në mbrëmje, në rrugicë të shpërfytyruar, të thoni ja SPAK-u i partisë. Nga agimi në muzg mburret SPAK-u dhe nga muzgu në agim mallkohet SPAK-u”– u shpreh Gogu.

Nga ana tjetër, deputeti Ervin Salianji u përgjigj duke krahasuar qeverisjen e socialistëve me personazhin vizatimor që Gogu e përmendi më herët.

“Ju qeverisjen e keni si fytyra e shrekut. Aq të zezë e keni qeverisjen dhe mirë që e përmende. Është kryeministri I kësaj republike që urdhëron administratën në këtë vend që kur nuk e kanë një favor të mos zbatojnë ligjin. Keni parë një thirrje të tilë ju në çdo vendi demokratë në botë? Ju jeni parti që bëni sikur jeni në amnezi. A ka përgjegjësi kryeministri për të gjithë këto afera që janë kapur apo jo?”- tha ndër të tjera Salianji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat