U qëllua pa dashje brenda në makinë! Zbardhet plagosja e 27-vjeçarit në Velipojë. Shokët e dërguan në spital dhe u arratisën

Shqipëria

U qëllua pa dashje brenda në makinë! Zbardhet plagosja e 27-vjeçarit në Velipojë. Shokët e dërguan në spital dhe u arratisën

Më: 3 prill 2024 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Një plagosje me armë zjarri ndodhi në aksin Shkodër-Velipojë mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 në vendin e quajtur ura e Gjo Lulit në zonën e Mali Kolaj.

I plagosur ka mbetur shtetasi Emiljano Paloka 27 vjeç banues në fshatin Pulaj në Velipojës, në zonën e plazhit.

Menjëherë 27 vjeçari është dërguar drejt spitalit rajonal të Shkodrës duke iu nënshtruar një operacioni ndërsa ndodhet në repartin e reanimacionit në një gjende stabël por nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se Emiljano Paloka ka marrë një plumb në pjesën e barkut ndërsa ka pësuar një dëmtim të konsiderueshëm.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas burimeve 27 vjeçar ndodhej brenda automjetit bashkë me dy shokë të tij dhe plagosja ka ndodhur brenda në makinë ku është gjetur edhe gëzhoja e armës së zjarrit.

Nga hetimet e para dyshohet se plagosja e shtetasit Emiljano Paloka ka ndodhur padashje nga një prej shokëve të tij në një shkrepje të pavetëdijshme të armës në lojë e sipër brenda automjetit.

Pas plagosjes menjëherë 27-vjeçari është transportuar drejt spitalit të Shkodrës nga dy shokët e tij me të cilët ndodhej dhe pasi e kanë lënë në urgjencë janë larguar në drejtim të paditur. Policia ka identifikuar këta dy shtetas dhe po punon për gjetjen e tyre lidhur me këtë ngjarje.

Ndërkohë plagosja ndodhi mes errësirës në aksin Shkodër-Velipojë në një vend ku nuk ka as kamera sigurie ndërkohë që në atë orar nuk ka patur as dëshmitarë përveç dy shokëve të 27 vjeçarit që ndodheshin brenda makinës sëbashku me të. Policia dhe prokuroria janë duke punuar për zbardhjen e plotë të plagosjes së shtetasit Emiljano Paloka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat